LAZIO

REUTERS
Cana i lënduar!
28 April, 2015 @9:38
Rekorderi i paraqitjeve me kombëtaren shqiptare, Lorik Cana, mund të mos paraqitet në ndeshjen e së mërkurës që Lazio e zhvillon ndaj Parmës ka bërë të ditur Lazio Press mbrëmë.
Stafi mjekësor i skuadrës Biancoceleste ka raportuar një lëndim në gjurin e Canës dhe ai pritet që të mos jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjen ndaj Parmës në kuadër të xhiros së radhës në Serie A.