PROMOVIMI

Kapiteni i ekipit, Tommy Elphick dhe tifozët e qershive të Bournemouthit, duke vërshuar stadiumin pas sigurimit të Premier League.
Bournemouth, debutues në Premier League
28 April, 2015 @11:14
Sukses madhor i një ekipi në Championship, Bournemouth arrin kualifikimin në Premier League për herë të parë në histori të klubit.
Pesë vite më parë, Bournemouth ishte pjesë e League Two (liga e katërt e Anglisë), ndërsa gjashtë vite më parë ishte i gjunjëzuar.
Shpëtuan nga shuarja për të bërë historinë
Një grup tifozësh futën paratë e tyre në klub për të mbajtur të gjallë ekipin e vendit të tyre.
“Tani ata po i marrin frytet e punës së tyre,” i ka thënë Eddie Howe, trajneri 37 vjeç i ekipit, BBC Radio 5 Liveit.
Puna e jashtëzakonshme e trajnerit Howe me ekipin pritet që të shpërblehet me çmimin e trajnerit më të mirë të dekadës në Championship, derisa ai la futbollin për tu ulur në bankë, kur ekipi nuk kishte të holla.
Gjithçka kishte nisur me fondacionin e krijuar nga tifozët, “Shpëtoni Qershitë” - ku në arka të vogla të shpërndara në qytet, ishin mbledhur të holla për të vazhduar rrugëtimin futbollistik. Qershia, është nofka e ekipit.
Çka e pret ekipin në Premier League?
Tash, pas Watfordit, Bournemouth bëhet ekipi i radhës që do të militojë në stinorin e tyre historik në Premier League, ku pritet të njihen nga e mbarë bota - ekip që vetëm 6 vite më parë, ishte në prag të shuarjes ose rrëzimit në ligë amatore të futbollit.
As tifozi më optimist i ekipit të Bournemouthit vetëm një vjet më parë nuk ka ëndërruar se stinorin 2015/16 ekipi i tij do të mund të luaj ndaj gjigantëve botëror të futbollit si Manchester United, Chelsea, Liverpool e Arsenal javë pas jave.
Vetëm promovimi në Premier League atyre u siguron 120 milionë funta potenciale, pa llogaritur këtu famën që ua jep Match Of the Day me Garry Linekerin në BBC dhe emisionet tjera sportive, si dhe transmetimet në gjithë globin.
Historia e ekipit mund të ndryshojë njëherë e përgjithmonë.
Video
Shpëtimi i Bournemouthit