REAL MADRID

Supertalenti Odegaard pritet të debutojë nesër
28 April, 2015 @13:40
Futbollisti norvegjez, Martin Odegaard, i vlerësuar si supertalent dhe lojtar i së ardhmes mund të debutojë nesër për Real Madridin, ekip te i cili u transferua këtë gjysmëstinor, ndërsa luan në Real Madrid B - Castilla.
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se ia ka bërë ftesën që 16 vjeçari të jetë pjesë e ekipit të Real Madridit për ndeshje ndaj Almerias nesër në ndeshje të La Ligas.