VENDOS KOMISARI

Foto: Mi2
Trepça’89 fiton me rezultat zyrtar
29 April, 2015 @13:37
Komisari i Garave të Superligës, Ismet Ahmeti, ka regjistruar me rezultat zyrtar përballjen e fundjavës ndërmjet Trepçës dhe Trepçës’89, ku këta të parët kishin sulmuar referin e ndeshjes pranë rezultatit 0-1 (për Trepçën’89).
“Duke shqyrtuar dhe analizuar raportet e vëzhguesit, referëve dhe të dhënave nga protokolet zyrtare të ndeshjes, KG regjistron me rezultat 0-3 ndeshjen Trepça-Trepça’89 sipas nenit 49 të PG dhe nenit 57 të Rregullores së garave,” ka shkruar njoftimi zyrtar i FFK-së, i botuar pak më parë.