MË 28 NËNTOR
Ferronikeli, në Kupën e Pavarësisë
3 November, 2015 @21:13
Kupa e Pavarësisë që është një turne miqësor dhe mbledh skuadrat shqiptare fituese kupash dhe mbahet në Vlorë për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë - do të ketë përsëri këtë stinor mysafir kampionin dhe fituesin e Kupës së Kosovës, Ferronikelin.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Drenasi, pasi që ka marrë edhe ftesën zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Ferronikeli ka fituar vitin e kaluar Kupën e Pavarësisë në Vlorë, duke e mposhtur në finale Shkëndijën e Tetovës.
Portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi, ka qenë lojtari më i mirë i turneut vitin e kaluar, pasi që me performancat e tija kishte çuar skuadrën drejt trofeut.
REZULTATET E STINORIT TË KALUAR DHE LAJMET