Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISCIPLINA

Lojtari dhe trajneri në disciplinore

Ekipi i Rahovecit, para një ndeshjeje kampionale/ Foto: KF Rahoveci

Lojtari dhe trajneri në disciplinore


3 November, 2015 @19:19

Futbollisti i Rahovecit, Alldin Haxhijaha dhe trajneri i ekipit, Senad Alirifa, janë futur në procedurë disciplinore nga FFK-ja, ka bërë të ditur sot Komesari i Garave të FFK-së, Ismet Ahmeti, përmes një njoftimi të dërguar në adresën tonë nga FFK. 

Haxhijaha kishte marrë karton të kuq në përballjen Rahoveci - Ramiz Sadiku, kur kishte goditur qëllimshëm pa top një lojtar kundërshtar, ndërsa Alirifa për shkak të fyerjes dhe sharjes së treshes së referëve në këtë ndeshje, në veçanti atij kryesor, Isak Ceraviku. 

Përballja Rahoveci - Ramiz Sadiku kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë