ASTON VILLA
A mund të shpëtojnë?!
3 November, 2015 @18:41
Dje zyrtarizuan trajnerin e ri, Remi Garde, i cili shikoi ndeshjen nga tribunat, pasi që nuk kishte të drejtë ta komandojë ekipin e ri.
Por Aston Villa regjistroi humbjen e radhës nga Tottenham Hotspur 3-1, duke regjistruar humbjen e shtatë me radhë në Premier League si dhe duke u bërë kandidat serioz për rënie nga elita e futbollit anglez, ku luan rregullisht që nga viti 1987.
A do të ketë fuqi që me humorin dhe punën e tij të njohur nga Olympique Lyon, Garde të këndell ekipin dhe të ndalë serinë më të keqe të disfatave në histori 127 vjeçare të klubit, mbetet të shihet në xhirot në vijim.