KAMPIONI
Ferronikeli përmbyt Prishtinën
31 October, 2015 @15:52
Kampioni aktual i Kosovës, Ferronikeli, ka mposhtur Prishtinën në takimin e zhvilluar sot në Rexhep Rexhpi të Drenasit.
Edhepse Prishtina doli në epërsi e para përmes gjuajtjes së lirë të Gentrit Begollit dhe përfundoi pjesën në epërsi, në pjesë të dytë në fushë ishte vetëm ekipi i Gani Sejdiut.
Behar Maliqi u rikthye me dy gola pas lëndimit te ekipit të tij, derisa në fund edhe Mendurim Olluri me një parabolë mposhti portierin Visar Beka të Prishtinës për të vulosur fitoren 3-1.
Derisa Ferronikeli kthehet në krye të tabelës vetëm pas një ore, Prishtina përjeton humbjen e parë me trajner Sami Sermaxhajn.