LIDER
Trepça’89 i kthehet fitores
31 October, 2015 @14:54
Paraqitja shumë e mirë e ekipit të Arsim Thaçit, Trepça’89, në stadiumin Shahin Haxhiislami të Pejës, ku Istogu luan si vendas, i ka sjellë ekipit mitrovicas 3 pikët e para pas dy xhirove pa fitore.
Sulmuesi i ri i ekipit, nigeriani Akinyemi Adeleke Akinola, ka debutuar me gol për Trepçën’89, derisa epërsinë ia dha ekipit Fiton Hajdari.
Istogu mbetet në fund të tabelës, derisa mitrovicasit marrin përkohshëm lidershipin dhe presin rezultatet e takimeve tjera për të parë nëse do të përfundojnë xhiron e parë të ciklit të dytë të garave si kryesues.