ARSENE WENGER
Mos më pyesni për lëndime
30 October, 2015 @13:52
Tashmë dihet se Alex Oxlade Chamberlain dhe Theo Walcott janë të lënduar dhe do të mungojnë në përballje ndaj Swanseat në fundjavë për Arsenalin.
Por, Arsene Wenger u ka thënë mediave në konferencë për shtyp që mos ta pyesin më përse ndodhin lëndimet pasi që çdonjëra dallon nga tjera, si shkaku ashtu edhe mënyra.
”Çdo herë më duhet të jap përgjigje në këtë pyetje pse ndodhin. Duhet analizuar çdo lëndim veç e veç. Ndoshta lëndimet muskulore gjithmonë po na ndodhin pas ndeshjeve të përfaqësueses, ndoshta është e lidhur me këtë? Nuk e di,” ka thënë Wenger ndër të tjera.
Chamberlain dhe Walcott përveç se do të mungojnë për Arsenalin, lëndimet e tyre do t’i lënë ata edhe jashtë përfaqësueses angleze për miqësoret e nëntorit.
Anglia ka aranzhuar dy miqësore të forta për nëntor. Më 13 nëntor udhëtojnë për përballje me Spanjën, derisa më 17 nëntor presin Francën, organizatoren e EURO 2016-shit.