KOMISIONI PËR ANKESA
Zekës i ulet dënimi
30 October, 2015 @10:53
Sulmuesit gjakovar të Ferronikelit, Mevlan Zeka, i është ulur dënimi nga 3 në 2 ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në përballjen Vushtrria-Ferronikeli, ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi.
“Komisioni për Ankesa ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disciplinor të shkallës së parë të datës 20 tetor 2015 dhe lojtarit Mevlan Zeka i zbritet dënimin prej 3 në 2 ndeshje moslojë (ndeshje zyrtare sipas radhës),” ka shkruar në Vendimin e Komisionit për Ankesa të FFK-së, që ka qenë në këtë përbërje: Afrim Prekazi kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu, anëtarë.
Zeka, nuk do të mund të luajë në përballjen e fundjavës ku Ferronikeli pret Prishtinën në Gllogovc.