SKËNDERBEU
Shehi dhe Esquerdinha, gati
30 October, 2015 @18:34
Dy futbollistët që kishin lëndime të lehta, Orges Shehi dhe Esquerdinha, janë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit, ka bërë të ditur faqja zyrtar e kampionit të Shqipërisë, Skënderbeu, pak më parë.
Portieri me përvojë të madhe Shehi dhe mbrojtësi këmbëshpejtë brazilian i skuadrës kanë kryer stërvitje të lehta sot në stadiumin Skënderbeu të Korçës dhe ekipi ka bërë të ditur se ata do të jenë në dispozicion të Mirel Josës para duelit ndaj kuqezinjëve nga Vlora.
Skënderbeu ka përjetuar humbjen e parë të stinorit në xhiron që shkoi nga Partizani dhe kërkon që me fitore ndaj Flamurtarit në krizë financiare t’iu kthehet rezultateve pozitive.