VLORË
Flamurtari pa trajner
30 October, 2015 @18:19
Skuadra e Flamurtarit të Vlorës ka mbetur pa trajner sot, pasi që çeku Stanislav Levy u largua nga Shqipëria për shkak të krizës financiare që nuk po zgjidhet assesi në klubin kuqezi.
Çeku disa herë kishte kërkuar nga kryesia që të rrijnë gati me pagesa, pasi që kjo gjë shkakonte probleme edhe te koncentrimi i lojtarëve dhe tanimë, është larguar nga Vlora ka bërë të ditur Panorama Sport sot.
Flamurtari këtë xhiro do të udhëtojë për në Korçë, për tu përballur me kampionin, Skënderbeun.