Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË

I treti i gjermanëve

I treti i gjermanëve


Shkruan: Luan Morina

30 October, 2015 @19:43

Analizë speciale e ndeshjeve kryesore të fundjavës nga ligat kryesore europiane.

1. Inter – Roma, e shtunë ora 15n9 (natën)

Sivjet duhet të jetë viti i Romës. Pas këtij starti të furrishëm prej pesë fitoreve dhe ngecjes së Juventusit, titulli për tu humbur në Serie A, këtë vit duket ti takoj Romës. Napoli e Fiorentina janë mirë, por ndryshimet e trajnerëve gjatë verës mund të jenë si disavantazh. 

Interit do ti mungoj Melo, por të gjithë të tjerët janë të gatshëm. Edhe pse nuk shënojnë gola, kundër Romës në tri ndeshjet e fundit, zikaltërtit kanë shënuar nga dy gola. Edhe Roma nuk është e turpshme në sulm, kështu që mund të presim një ndeshje me tre-katër gola, nëse Mancini vendos të luaj futboll, jo mbrojtje hendbolli.

2. Chelsea – Liverpool, e shtunë ora 15n2 (n’mesditë)

Brenga e fundit e Mourinhos është nëse shkarkohet nga Chelsea. Për Liverpoolin, pos fansave të reds dhe urrejtësve të Mourinhos, do të jetë edhe Khelaffi. Ku ka më mirë se të marrësh Mourinhon në një super-ekip si PSG.

Nejse, Chelsea duhet të fitoj. Patjetër. Klopp duhet të fitoj. Patjetër. Mundësia më reale është një barazim 1-1. Nuk mbahet një ndeshje me më shumë se tre gola të këtyre dy skuadrave, sidomos nëse kujtesa juaj nuk shkon më shumë se tre vite mbrapa. Por, kësaj radhe, falë ‘normalit’ i cili dëshiron një Liverpool me një lojë të hapur dhe atraktive pres më shumë gola. Një fitore bindëse të Liverpool nuk do e përjashtoja. Kur kanë fituar ekipe tjera më inferiore në ‘Stamford Bridge’ këtë sezon, pse mos të fitoj edhe Liverpool. 

3. Celtic – Aberdeen, e shtunë 1e30 (n’mesditë)

Këtë vit kam pasur shpresë që liga skoceze do të jetë më interesante sa i përket luftës së titullit. Së pari Hearts nisi bukur sezonin, pastaj Celtic u rikthye, për të marrë teposhtëzën pikërisht kundër Aberdeen. Skuadra e Aberdeen ka bërë budallallëqe duke humbur nga St. Johnstone, dhe barazim nga Motherwell, skuadra që në fund do të jenë duke luftuar për mbijetesë. 

Ndërkohë Rony Delia ka stabilizuar formacionin e Celtic duke sjell një formacion gati gjithnjë të njëjtë. Kjo ka bërë që Boyata dhe Blackett të adaptohen mirë në mbrojtje duke mos lejuar gola të thjeshtë. Ngjashëm edhe Ciftci ka gjetur golin duke i dhënë mundësinë Griffiths të marr disa ndeshje pushim nga shënimi i golave. 

Sidoqoftë të shtunën mund të mësojmë kampionin e ri (të vjetër) të kampionatit skocez.

4. Wolfsburg – Levekusen, e shtune ora 6e30 (n’mbramje)

I pari në Bundesligë qysh nga kohët e Heynckess ka qenë i ditur. Deri vitin e kaluar lufta për të dytin ka qenë interesante. Tani, me Teuchelin Dortmund ka gjetur një formë të shkëlqyeshme, sidomos në katërshen e sulmit. Gjithçka që ka mbetur është pozita e tretë, vendi i fundit që çon direkt në Ligën e Kampionëve.

Dy nga ekipet që pritet të luftojnë për këtë pozitë duhet të jenë Wolfsburg dhe Leverkusen. Epërsia i takon ujqve të cilët nga shitja e De Bruyne sikur kanë heq një barrë psikologjike duke gjetur një seri të mirë rezultatesh. Draxler është adaptuar për merak, e Dost i është kthyer pozitës së tij pas invadimit të përkohshëm të Lordit në fillim të sezonit. Kruse dhe Trasch ju mungojnë, por forma e Leverkusen premton epërsi për Wolfsburg. Admir Mehmedi ka gjet veten në krahë shumë mirë duke arritur të shënoj dy herë në tri ndeshjet e fundit. 

Me këtë ritëm, i treti i gjermanëve pas disa sezoneve do të luaj në kualifikime për Champions. Sidomos nëse ekipe si Augsburg mbrojnë nderin në Europa League.

5. Juventus – Torino, e shtunë ora 6 (masdite)

Më në fund mund të shohin një derbi të baraspeshuar torinez (Torino ka fituar në pranverë, pas pesë fitoreve të Juventusit). Krejt kjo falë Allegrit, trajneri që sezonin e dytë si zakonisht di të rrënoj një ekip kampionësh. Gjithashtu siç thotë Zamparini, nuk di të menaxhoj ndryshimet në formacion, si shumica e trajnerëve italian. Torino po kalon një sezon shumë të mirë. Kanë mungesa, sidomos në mbrojtje me Maksimovicin e lënduar, por sulmi, përkundër moshës po arrin të shënoj. Kjo vjen si rezultat i një mesfushë të shkëlqyeshme të udhëhequr nga Benassi e Baselli. 

Fitorja e Torinos si mysafire do të ishte befasi! Ndoshta edhe shenja e parë që janari mund të jetë i mallkuar përsëri për Allegrin. 


SKËNDERBEU

Shehi dhe Esquerdinha, gati

FSHF Kategoria Superiore

Shehi dhe Esquerdinha, gati

30/10/15 @ 18:34

VLORË

Flamurtari pa trajner

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Flamurtari pa trajner

30/10/15 @ 18:19

ARSENE WENGER

Mos më pyesni për lëndime

Premier League

Mos më pyesni për lëndime

30/10/15 @ 13:52

KOMISIONI PËR ANKESA

Zekës i ulet dënimi

FFK Superliga

Zekës i ulet dënimi

30/10/15 @ 10:53

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League