LIDERI SHPRESON

BOROZANI/D.S.
Ferronikeli-Prishtina, në Drenas!
21 May, 2015 @19:18
Ferronikeli, tërë stinorin e luajti në terrene të tjera. Përveç në letër, ata asnjëherë nuk ishin vendas të vërtetë, pasi që luanin larg stadiumit të tyre Rexhep Rexhepi të Drenasit, që është në renovim e sipër.
Mirëpo, sipas një njoftimi të drejtor të klubit, Artan Berisha, lideri i Superligës mund të luaj ndoshta ndeshjen vendimtare për titull në Rexhep Rexhepi.
“Të gjitha punët janë kryer dhe të dielën besoj që do të shtrohet edhe bari. Në momentin që përfundon gjithçka do të marrim konfirmimin se a do të mund të luajmë ndeshjen ndaj Prishtinës aty,” është cituar të ketë thënë Berisha nga gazeta Tribuna sot.
Ferronikeli është lideri i Superligës me 5 pikë më shumë se Prishtina, katër xhiro para fundit të stinorit. Ekipi nga Drenasi në fillim të stinorit ndeshjet si vendas i luajti në Bajram Aliu të Skenderajt, ndërsa tani po i luan në Përparim Thaçi të Prizrenit.