Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI FITON

Ferronikeli vazhdon me fitore

BOROZANI/D.S.

Ferronikeli vazhdon me fitore


12 May, 2015 @17:36

Ferronikeli ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të xhiros së XXVIII të Superligës, duke e mposhtur Trepçën Adem Jashari të Mitrovicës. 

Skuadra e Gani Sejdiut ka marrë heret në ndeshje epërsinë, përmes lojtarit më efikas të ekipit, Behar Maliqi, që realizoi penalltinë në minutën e shtatë të ndeshjes. 

Pas këtij goli Trepça morri iniciativën në ndeshje duke tentuar disa herë për të shënuar deri në fund të pjesës së parë, por tentimet e mitrovicasve nuk gjetën rrjetën e Granit Kolshit. 

Pjesa e dytë nisi me iniciativë të Ferronikelit, por Përparim Livoreka e Mendurim Olluri nuk u treguan të mprehtë para portës kundërshtare. 

Mitrovicasit ringjallen në mes të pjesës së dytë dhe pandalshëm sulmojnë për të rrezikuar seriozisht portën e liderit, bile ata qëlluan edhe shtyllën, por golin nuk e gjetën. 

Në fund, Qemal Elshani përmes një akcioni gjindet më së miri para portës së Trepçës për të siguruar fitoren jo të lehtë për liderin - por të rëndësishme. 

Trepça ka harruar çfarë shije ka fitorja, derisa Ferronikeli është duke vazhduar luftën për titull duke mbajtur sigurtë epërsinë në krye të tabelës.

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga