Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KD I FFK

FFK hap procedurë disiplinore ndaj ish sekretarit

FFK hap procedurë disiplinore ndaj ish sekretarit


14 April, 2022 @12:25

Eroll Salihut, FFK-ja nuk i ka kryer të gjitha procedurat ende.

Ish sekretari i përgjithshëm i FFK-së, që tash ka kaluar në postin e përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu, i është kërkuar deklaratë shtesë para shqiptimit të dënimit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Sipas njoftimit të botuar në web-faqen e FFK-së, nënshkruar nga Metë Çeku kryetar i shkallës së parë të KD-së,

“Përfaqësuesi i lartë ligjor i FFK-së, Eroll Salihu në prononcim për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-së. Sipas xhirimeve televizive, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga Eroll Salihu deri më 19 prill 2022 ora 13:00.”

Tash e tutje mbetet të shihet fati i Salihut, që sipas tij ka treguar të vërtetën e Agim Ademit, ku ky i fundit javën e kaluar fitoi mandatin në rrethana krejt tjera në krahasim me të kaluarën për kryetar të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga