Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

FFK-ja në takim për të saktësuar orarin

FFK-ja në takim për të saktësuar orarin


18 May, 2020 @14:22

Pas takimit që kanë pasur me Ministren e Sportit, Vlora Dumoshi, zyrtarët e FFK-së tashmë janë vënë në detyrë që të ri-organizojnë orarin e ndeshjeve të ciklit të fundit të Superligës.

Komisioni i Garave, Komisioni i Gjyqtarëve, mjekët dhe personat tjerë përkatës janë mbledhur për të përgatitur orarin e ndeshjeve të 11 javëve të fundit të stinorit dhe ndeshjeve të mbetura të Kupës.

Klubet brenda ditës do të kenë udhëzuesin për aplikimin e masave për parandalim të COVID-19 gjatë stërvitjeve, për të cilat është kërkuar respektim maksimal të rregullave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga