Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARAT EVROPIANE

FFK konfirmoi opsionin që i treti mund të dalë në Evropë

FFK konfirmoi opsionin që i treti mund të dalë në Evropë


3 April, 2020 @0:06

Coronavirusi po ndikon në çdo gjë, e së fundi sa i përket futbollit, është parë edhe opsioni i mosmbajtjes së mëtutjeshme të garave të Kupës së Kosovës.

Pas njoftimit të BBC Sport se garat e Kupës mund të mos mbahen në disa vende për të përfunduar ligat përkatëse, edhe FFK ka konfirmuar të njëjtën.

Siç dihet, prej stinorit 2020/21 nga Kosova në gara evropiane do të shkojnë tre skuadra, e jo dy siç ka qenë deri tash.

Kampioni ka shkuar në kualifikime të Ligës së Kampionëve, ndërsa fituesi i Kupës në kualifikime për Europa Ligë.

Në fuqi për Kosovën është vendimi që kampioni të shkojë në kualifikime të Ligës së Kampionëve, ndërsa fituesi i Kupës dhe nënkampioni në kualifikime për Europa Ligë.

E në një bisedë me Koha.net sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se nëse nuk zhvillohen garat e Kupës më tej, do të shkojnë tre skuadrat e para të Superligës.

Kampionia në Ligë të Kampionëve, ndërsa dy ndjekësit në kualifikime për Europa Ligë.

Aktualisht tre vendet e para në Superligë janë të “kapura” nga Ballkani lider dhe ndjekësit Drita dhe Gjilani.

FFK ende nuk ka marrë vendim se kur do të vazhdojnë garat e futbollit në vend.

Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 11 xhiro në Superligë. Ndërsa Kupa ka mbetur në gjysmëfinale të saj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga