Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA FILLIMIT TË PRANVERËS

FFK shqyrton ndihmën financiare për klubet

FFK shqyrton ndihmën financiare për klubet


13 January, 2021 @0:32

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të mbajtur dje (12 janar) është shqyrtuar edhe mundësia e ndihmës financiare për klubet e futbollit.

Federata i kishte ndihmuar klubeve në fillim të pandemisë linearisht, sipas ligave.

Në ndërkohë, në mbledhjen e djeshme ka dalë edhe opsioni i përsëritjes së ndihmës, ku është thënë se FFK do të bëj gjithçka në mundësitë e saja që sërish t’u dalë në ndihmë klubeve.

“KE shqyrtoi edhe mundësitë e përkrahjes financiare të klubeve para fillimit të stinorit pranveror, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të tyre për shkak të pandemisë dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e saj që sërish t’u del në krahë klubeve,” ka shkruar në njoftimin e FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga