Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

90MIN DHE ASIST

Fidan Aliti me asist në fitoren e parë të stinorit

Fotot: Kalmar/fb

Fidan Aliti me asist në fitoren e parë të stinorit


18 June, 2020 @22:57

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka regjistruar një asistim në fitoren e ekipit të tij Kalmar sonte.

Pas humbjes në xhiron e parë të stinorit të ri të Allsvenskan, Kalmar i Alitit ka arritur të shënojë fitore bindëse sonte, duke e mposhtur Helsingborgun 4-0 [Ring 14, Froling 36, 75, Magnusson 88].

Fidan Aliti

Aliti sikurse në ndeshjen e parë qe për 90min në ndeshje i pazëvendësueshëm dhe aktiv, derisa asistoi në golin e tretë të skuadrës kurse mbajti portën e paprekur me kolegët e mbrojtjes.

Pas dy xhirove në Allsvenskan, Kalmar ka 3 pikë, ndërsa në xhiron tjetër i shkon Falkenburgut si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga International