FC ZURICH

Fidan Aliti vazhdon kontratën me FC Zurich
9 March, 2021 @13:35
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, ka vazhduar kontratën me skuadrën FC Zurich.
Aliti do të jetë pjesë e Zurichut deri më 2023.
Trajneri i skuadrës Marinko Jurendic, ka thënë se prej ardhjes së Alitit, është stabilizuar mbrojtja e skuadrës dhe është një pjesë e rënësishme e skuadrës sonë në të ardhmen.
Fidani ishte një emër i padryshueshëm për skuadrën zvicerane në stinorin e kaluar. Ai luajti në 21 ndeshje për Zuric dhe ka shënuar një gol.