Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MUNDO DEPORTIVO

10 arsye pse Barcelona ëndërron rikthimin e madh në Paris

10 arsye pse Barcelona ëndërron rikthimin e madh në Paris


Nga Mundo Deportivo, përktheu: D. S.

8 March, 2021 @23:56

Të gjithë e kanë parë tashmë paraqitjen e Barcelonës gati dy javë më parë, kur u mposht turpshëm në Camp Nou nga Paris St Germain briliant me Kylian Mbappen në rol kryesor 1-4.

Të mërkurën mbrëma, zhvillohet ndeshja e kthimit në Parc des Princes, ndërsa Paris St Germain llogaritet si favorit absolut për të kaluar tutje, duke pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë dhe lojtarët që ka në dispozicion.

Mirëpo, në një shkrim të botuar sot në MundoDeportivo, gazetë kjo e afërt me Barcelonën, autori Gabriel Sans ka numëruar 10 arsye pse Barcelona guxon të ëndërrojë rikthimin e madh ndaj parisienëve.

1. UNITETI NË ZHVESHTORE ━ Në një sezon me plotë probleme, ekipi po ofron imazh kohezioni ku veteranët po marrin rol udhëheqës, ndërsa të rinjtë po tregojnë cilësinë.

2. LIDHJA E LEO’S ME SECILIN ━ Leo Messi tashmë ka tejkaluar dëshpërimin me largimin e shokut të tij më të mirë Luis Suarez dhe nuk po lidhet vetëm me Jordi Albën e Antoine Griezmannin. Ilaix, Pedri dhe Braithwaite i kanë asistuar atij, ndërsa Ousmane Dembélé ka filluar ta kuptojë atë gjithnjë e më shumë.

3. NGRITJA NË LALIGA ━ Barcelona është duke luftuar për titull në La Liga dhe kjo i jep shtytje për të bërë më shumë në Champions League. Deri tash, ata kanë shkurtuar 7 pikë dallimin nga Atleticoja lidere dhe 7 të tjera nga Real Madridi, që i ka dërguar në pozitë të dytë të renditjes.

4. FITORET JASHTË ━ Nga 20 lojë të zhvilluara jashtë terrenit të saj, Barcelona ka fituar 15 dhe ka barazuar në 4. Në Champions i ka fituar të gjitha, Juventusin (0-2), Dinamon (0-4) dhe Ferencvarosin (0-3), pa pranuar gol.

5. LIDERSHIPI I KOEMAN-it ━ Në periudhën me plotë telashe, Ronald Koeman ka treguar rolin e tij dhe është përforcuar në pozitë. Autoriteti i tij dhe vendimet taktike kanë ringjallë ekipin që nga zhveshtorja dhe tashmë secili i beson.

6. SISTEMI I NJËJTË ━ Koeman e din kur me e përdor 4-3-3 dhe kur 3-5-2, që gjithashtu është treguar i suksesshëm. Kjo jo vetëm që ka sjellë rezultate, por edhe ka prodhuar portë të paprekur dhe i ka dhënë ‘gaz’ ekipit.

7. RIKTHIMI NDAJ SEVILLA-s ━ Barça e diti si të kthehet ndaj Sevillës në Copa del Rey. Këtë e bënë pa u dorëzuar dhe duke besuar deri në fund. Kjo iu shpagua në fund dhe siguruan finalen.

8. URIA PËR TITUJ ━ Me renovimin e bërë tashmë në ekip, të rinjtë por edhe veteranët, po tregojnë në fushë dëshirën e madhe për tituj. Ata dëshirojnë të shkruajnë histori gjithashtu.

9. TRE GARAT ━ Barça është ekipi i vetëm në LaLiga që edhe sonte mund të ëndërrojë tituj në tre gara, La Liga, Copa del Rey dhe Champions League - edhe pse te kjo e fundit është shumë vështirë.

10. ZERO NË 4 NDESHJE ━ Tashmë katër ndeshjet e fundit të katalonasve kanë kaluar me fitore dhe pa pranuar gol. Tre në La Liga (Elche 3-0, Sevilla 0-2 dhe Osasuna 0-2) dhe një në Copa del Rey (Sevilla 3-0).

E se si do të paraqiten në Paris, mbetet të shihet të mërkurën më 11 mars në përballjen që nis në ora 21:00.


GIAN PIERO GASPERINI

100 herë do ta kisha përgatitur ndeshjen njëjtë. Ky është viti i…

Serie A

100 herë do ta kisha përgatitur ndeshjen njëjtë. Ky është viti i…

08/03/21 @ 23:42

ATALANTA

Berat Djimsiti tejet i mirë sonte, flasin statistikat

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Berat Djimsiti tejet i mirë sonte, flasin statistikat

08/03/21 @ 23:16

JUVENTUS

Njëri duhet të shitet, për të balansuar buxhetin

Serie A

Njëri duhet të shitet, për të balansuar buxhetin

08/03/21 @ 23:00

WEST HAM UNITED 2-0 LEEDS UNITED

Lingard shënon përsëri, WestHam fiton

Premier League

Lingard shënon përsëri, WestHam fiton

08/03/21 @ 22:54

INTER 1-0 ATALANTA

Skriniar për të shtatën me radhë

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Skriniar për të shtatën me radhë

08/03/21 @ 22:39

MEDIA TALK

Në dyshime për lojtarët e rinjë

La Liga

Në dyshime për lojtarët e rinjë

08/03/21 @ 21:45

SHQIP në BOTË

45 minuta për Rashanin, në humbjen e skuadrës

International/Sportistë shqiptarë në botë

45 minuta për Rashanin, në humbjen e skuadrës

08/03/21 @ 21:22

SHQIP në BOTË

90 minutëshi i 11 rresht për Hadërgjonaj, Kasimpasa rrëmben pikën

International/Sportistë shqiptarë në botë

90 minutëshi i 11 rresht për Hadërgjonaj, Kasimpasa rrëmben pikën

08/03/21 @ 21:17

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League