DREJT PRANIMIT
FIFA aprovon Kosovën për Botëror
10 May, 2016 @23:15
Tashmë e ka konfirmuar edhe FIFA. Nëse Kosova do të pranohet si anëtare e saj në Kongresin që mbahet këtë javë, do të ketë të drejtë të merr pjesë në kualifikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Njoftimin e ka lëshuar FIFA pak më parë ku ka thënë se Kosova do të jetë pika 15.1 e diskutimit në Kongres.
“Vota për pranimin e Kosovës do të jetë nën pikën 15.1 të Kongresit. Këshilli ka rekomanduar Kongresin që Kosova dhe Gjibraltari të pranohen si anëtaret e 210 dhe 211-ta në FIFA. Gjithashtu është konfirmuar se nëse dy Federatat pranohen në Kongresin e 66-të, ato do të marrin pjesë në kualfikime për Botërorin “Rusia 2018”, ndërsa UEFA do të definojë modalitetet për t’i integruar ato në kualifikime,” ka shkruar njoftimi i FIFA-së sonte.