DISCIPLINA
Leci, Dragusha e Rusi - dënohen nga KD
10 May, 2016 @20:23
Hajvalia nuk do të mund të llogaris në 2, ndërsa Gjilani në 1 lojtar të ekipit të parë për shkak të sjelljeve të tyre në ndeshjet e radhës në kuadër të Superligës.
Alban Dragusha dhe Liridon Leci, të Hajvalisë, janë dënuar me suspendim prej 2 ndeshjeve moslojë për shkak të sjelljeve të tyre (fyerje, sharje dhe ofendime ndaj gjyqtarit) nga Komisioni Disciplinor i FFK-së, ka bërë të ditur FFK-ja përmes Vendimit të botuar sot.
Ndërsa, Gëzim Rusi i Gjilanit nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit gjithashtu në dy ndeshjet e radhës për shkak të arsyeve të njejta sikurse dyshja e lartpërmendur, ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj.