DISCIPLINA
Gjobitet Vëllaznimi
10 May, 2016 @19:59
Komisioni Disciplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) pas mbledhjes së mbajtur dhe shqyrtimit të raporteve të delegatëve të ndeshjeve ka gjobitur KF Vëllaznimin me 500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes së xhiros XXVI të Ligës së Parë ndaj Flamurtarit.
“KF Vëllaznimi nga Gjakova ka procedurë disciplinore të hapur për lëshime të pjesërishme në organzimin e ndeshjes së xhiros së XXVI të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Vëllaznimi - Flamurtari. KF Vëllaznimi dënohet me 500 euro në bazë të rregullores disciplinore, Neni 49, paragrafi 1, pika 3 dhe Neni 10, paragrafi 2, pika 2,” ka shkruar Vendimi i KD-së së FFK-së i botuar sot.
Vëllaznimi kishte mposhtur thellë Flamurtarin në këtë ndeshje, por pas përfundimit të saj kishte pasur grindje.