LEICESTER CITY
Synimi i Ranierit
10 May, 2016 @19:23
Claudio Ranieri ka konfirmuar se ekipi i tij është i interesuar për të bërë përforcimin e parë për stinorin e ri të Premier Ligës.
Futbollisti në fjalë është Gianluca Lapadula, sulmuesi i Pescaras që ka shënuar 22 gola këtë stinor në Serie B.
Për Lapadulan është i interesuar edhe kampioni i Italisë, Juventus, ndërsa vetë lojtari është i lindur në Torino dhe aktualisht është 26 vjeç.
“Jemi duke shikuar tregun italian. Lapadula është shumë i mirë. Jemi duke e përcjellë qe sa kohë,” ka thënë Ranieri për La Gazzetta dello Sport sot.