DREJT FIFAs
Vokrri s’ndalet, lobimi vazhdon
10 May, 2016 @18:34
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, po vazhdon lobimin për Kosovën. Këto ditë ai ka qëndruar në Slloveni dhe Zvicër për të takuar drejtuesit e Federatave europiane të futbollit.
“Ne po vazhdojmë të punojmë, të lobojmë. Nuk do t’i lëmë asgjë rastit. Do të jemi të kujdesshëm dhe besojmë se kërkesa jonë do të kalojë. Kemi shpresë,” ka thënë Fadil Vokrri për Kohën Ditore sot.
Vokrri qëndroi në Zvicër ku u takua me zyrtarë të lartë dhe krerë të ndryshëm të Federatave të futbollit, ndërsa në Slloveni ka qenë për të inauguruar Qendrën Kombëtare të Futbollit të Sllovenisë, që e ka shfrytëzuar edhe për lobim.
Pas pranimit të Kosovës në UEFA, brenda kësaj jave, saktësisht më datat 12-13 maj Kosova pritet të pranohet edhe në FIFA, sinjale për të cilën ka dhënë vetë kryetari i kësaj organizate, Gianni Infantino, në ditën kur Kosova u pranua në UEFA.