SKENDER KAPRA
Kërkon maksimumin nga ekipi
10 May, 2016 @15:59
Trajneri i ri i Lirisë, Skender Kapra, në takimin e tij me lojtarët pranë përballjeve të fundit të stinorit ka kërkuar që ata të japin maksimumin në përballjet e fundit, e posaçërisht ndaj rivalit të radhës, Besës.
“Ne s’kemi asnjë kalkulim në këtë ndeshje. Vetëm fitorja na nxjerrë nga kjo situatë. I kam folur vazhdimisht lojtarëve që të japin maksimumin dhe të jenë të kujdesshëm,” ka thënë Kapra për faqen zyrtare të Lirisë sot.
Liria pret Besën në “Përparim Thaçi” nesër me fillim prej orës 15. Ekipi prizrenas këtë stinor erdhi në Superligë dhe aktualisht është në zonë të barazhit, prej ku kërkon të dalë.