LISTA VONOHET
Anglia shtyen publikimin e të ftuarve për EURO
10 May, 2016 @20:16
Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, është dashur sot të publikojë listën e të ftuarve për EURO 2016. Mirëpo, ai sot ka bërë të ditur se e ka shtyer këtë deri të hënën që vjen.
Si arsyetim ai ka përdorur faktin që të rishikojë edhe njëherë gjendjen fizike të lojtarëve pas ndeshjeve të fundit në Premier Ligë.
Mediat britanike shkruajnë se ai po pret të rishikojë përfundimisht formën e të kthyerve nga lëndimet, Jack Wilshere dhe Jordan Henderson, ndërsa Danny Welbeck e Alex Ox Chamberlain pritet të jenë jashtë listës për shkak të lëndimeve të fundit.
Afati i fundit nga UEFA-ja kur dorëzohet lista përfundimtare e të ftuarve prej 23 futbollistëve në EURO 2016 është 31 maj.