FIFA
FIFA i thotë “Po” teknologjisë
19 February, 2013 @15:46
Në Kupën Botërore që do të mbahet më 2014 në Brazil, do të shfrytëzohet teknologjia e vijës së portës, njoftohet nga numri një i FIFA-së, Sepp Blatter.
Teknologjia e vijës së portës është një teknologji e cila alarmon golin tek gjyqtari i ndeshjes kur topi kalon vijën e portës.
Kjo teknologji së fundi është përdorur në Kupën Botërore të Klubeve që ishte mbajtur në Japoni dhe ka funksionuar me sukses, ndërsa përveç Botërorit 2014, FIFA njoftoi se teknologjia do të përdoret edhe në Kupën e Konfederatave që do të mbahet në muajin qershor të këtij viti, e që po ashtu organizohet nga Brazili.