DE BIASI
Shumë punë, pak ëndërr
19 February, 2013 @13:30
Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, përkundër të gjithave, është optimist për përfaqësuesen që po e drejton.
Duke folur në përgjithësi për kombëtaren dhe futbollistët shqiptar në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare, ai ka ngjallë shpresa se Shqipëria me shumë punë e ëndërr mund të jetë në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, duke thënë se Shqipëria nuk është dorëzuar.
“Jemi në grup me Zvicrën dhe Norvegjinë. Jemi një pikë larg përfaqësueses norvegjeze dhe qëndrojmë në vendin e tretë. Kundërshtarët ndoshta kanë më shumë cilësi teknike, por ne po punojmë fortë duke ëndërruar nga pak, por pa e tepruar,” ka thënë De Biasi.
Duke folur për futbollistë dhe cilësinë e saj në në Shqipëri, ai ka shtuar se futbolli shqiptar dita ditës po përparon, derisa nuk ka dashur të përmend emra se cili prej lojtarëve është më i mirë, ose i pëlqen më shumë.
“Mendoj se ka tre-katër lojtarë që do të mund të luajnë në skuadrat italiane, por mos më kërkoni emra, sepse nuk dua t’ia prishi qejfin askujt,” ka thënë mes tjerash De Biasi, transmeton Panorama Sport.