ALFOOT
Vendorë në Shqipëri
19 February, 2013 @10:57
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, futbollistët nga Kosova, më nuk do të konsiderohen të huaj për klubet shqiptare.
Të njejtën informatë e ka konfirmuar edhe e përditshmja tiranase, Panorama Sport, duke shkruar “FSHF korrigjon gabimin”, kurse reagimet nga Kosova kanë qenë jo edhe aq të mira, pasi që tani ikja e lojtarëve për në kampionatin shqiptar do të jetë edhe më e madhe.
Vendimi i FSHF-së ka ardhur vetëm disa ditë më vonë pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës, ka vendosur që prej stinorit tjetër, çdo shqiptar prej ngado që vjen, do të konsiderohet vendor në basketbollin kosovar.