CHAMPIONS
Dueli anglo-gjerman
19 February, 2013 @8:51
Sa i përket formës së klubeve, Arsenali pret Bayernin pas një humbjeje shokuese nga Blackburn në kuadër të Kupës FA.
Në anën tjetër Bayerni po kalon një formë shumë të mirë dhe ka rritur diferencën në 15 pikë nga vendi i dytë, si dhe ka fituar të gjitha ndeshjet që i ka zhvilluar sivjet.
Bayern po i shkel kundërshtarët
Ekipi i Jupp Heynckes është i pamposhtur në 18 ndeshje si mysafir dhe e meriton titullin e favoritit në këtë ndeshje.
Arsene Wenger do ta ketë të vështirë të ndalojë Bayernin, e sidomos sulmin frikësues që posedon ekipi gjerman, në krye me kroatin Mario Mandzukic.
Përveç kroatit, kërcënim për Arsenalin janë edhe Thomas Muller, Toni Kroos, Bastian Schweinsteiger.
Edhe pse në formë jo shumë të mirë, këtyre emrave që i përmendëm pak më parë nëse i shtojmë edhe dyshen Mario Gomez - Franck Ribery, atëherë shihet qartë superioriteti sulmues i Bayernit ndaj Arsenalit.
Kthimi i mbrojtësve, rasti i Arsenalit
Megjithatë edhe Arsenali duhet respektuar, ngase di të jetë shumë i rrezikshëm, edhe pse nuk e ka një formë konstante.
Në këtë ndeshje Lukas Podolski do të luaj kundër ish-ekipit të tij dhe përveç kësaj Arsene Wengerit i arritën ca lajme të mira para duelit me Bayernin, ngase dy mbrojtësit Thomas Vermaelen dhe Laurent Koscienly janë rikthyer nga lëndimet, kështu që megjithatë Arsenali ka mundësi të mira që ta rezistojë sulmin e bavarezëve.
Kualifikimi eventual i Topçinjëve mund t’i qetësojë kritikat ndaj Wengerit edhe pse në krahasim, edhe me formën që janë duke e kaluar edhe me klasin e lojtarëve që posedojnë, favorit mbetet finalisti i vitit të kaluar, Bayern Munchen.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Stadiumi Emirates, Londër | Arsenal - Bayern Munchen | Gjyqtari kryesor: Svein Oddvar Moen (Norvegji) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Fitorja e Arsenalit - 3.75 | Barazimi - 3.30 | Fitorja e Bayernit - 2.00 |