Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

Përvoja kundër debutuesit

REUTERS/Miguel Vidal

Përvoja kundër debutuesit


19 February, 2013 @8:33

Adoleshenti brazilian i cili është sjellur në formë huazimi nga Chelsea, Lucas Piazon, ka impresionuar me paraqitjen e tij në fitoren e fundit të cilën ekipi i tij e shënoi kundër Athletic Bilbaos.

Edhe pse besohet që trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini do të startojë me formacionin kryesor të tij, Piazon veçse ka shtuar më shumë fuqi në sulmin e Malagas, edhepse vetëm 19 vjeçar ai mund t’i shkaktojë probleme mbrojtjes së Portos.

Debutimi i Malagas, në Ligën e Kampionëve është duke shkuar si më së miri dhe ekipi spanjoll ende nuk e ka shijuar humbjen dhe ka shënuar 12 gola në 6 ndeshje, sa i ka zhvilluar në fazën e grupeve.

Mungesa e Eliseut

Trajnerit, Manuel Pellegrini, do ti mungojë Eliseu i cili mban primatin e golashënuesve në Ligën e Kampionëve deri tani për ekipin e tij, pasi që ky i fundit vuan nga një lëndim.

Mirëpo me Isco, Joaquin, Julio Baptista, Saviola dhe së fundi edhe Piazon-in i cili është më se i gatshëm për të kontribuuar në ekipin e tij, megjithatë Pellegrini do të ketë mundësi që as të mos e ndjejë mungesën e Eliseut, në ndeshjen e ardhshme.

Edhe pse Malaga nuk di për humbje në katër ndeshjet e fundit, ata janë paksa larg me rekordin momental të kundërshtarëve të tyre, Porto, e cila nuk ka pësuar humbje në 12 ndeshjet e fundit.

Sulmi i Portos

Porto në krye me Jackson Martinezin është duke kaluar një formë shumë të mirë, sulmuesi kolumbian ka shënuar 24 gola në 26 ndeshje dhe do të jetë paksa problematike për mbrojtjen e Malagas e cila edhe pse është ekipi me mbrojtjen më të mirë në La Liga, që ta ndalojnë Martinezin.

Një fitore eventuale në Portugali ndaj Portos, mund që t’ia rrit mundësitë Malagas, që ta vazhdojë paraqitjen e denjë në Ligën e Kampionëve, përderisa, Porto në anën tjetër është duke kërkuar kualifikimin në çerekfinale, që nga sezoni 200808/09 i Ligës se Kampionëve.



CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:

20:45 Stadiumi Dragao, Porto Porto - Malaga Gjyqtari kryesor: Mark Clattenburg (Angli)


KUOTAT E WILLIAM HILL:

1 Fitorja e Portos - 1.80 Barazimi - 3.20 Fitorja e Malagas - 5.00

 
Të gjitha lajmet nga Champions League