Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAJMI I FUNDIT

FIFA pranë suspendimit të Rusisë nga Botërori

FIFA pranë suspendimit të Rusisë nga Botërori


Marrë nga BBC Sports

28 February, 2022 @17:26

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, është shumë afër që të suspendojë Rusinë, deri në njoftimin e ardhshëm, pasi që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK) [IOC] ka rekomanduar që të gjithë sportistët dhe zyrtarët rus dhe bjellorus të ndalohen nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të secilit sport.

Nëse FIFA pezullon Rusinë, kjo do të thoshte që Rusia nuk do të merr pjesë fare në PlayOffin për Botërorin e Katarit.

Vendimi i IOC vjen pasi që Rusia, bashkë me Bjellorusinë, kanë organizuar sulm të rëndë të armatosur - luftë - ndaj Ukrainës fqinje, duke thyer marrëveshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë, Rusia është në grupin e PlayOffit ku në gjysmëfinale do të luajë ndaj Polonisë, ndërsa nëse i kalon ata, atëherë në finale ndeshet me fituesin e ciftit, Çekia - Suedia. Finalja është paraparë të luhet më 29 mars. Fituesi i këtij grupi të PlayOffit siguron Botërorin e Katarit, që luhet në nëntor të këtij viti.

Në ndërkohë Federatat e futbollit nga Anglia, Skocia, Irlanda, Uellsi, Polonia, Cekia dhe Suedia edhe zyrtarisht kanë lëshuar komunikata ku kanë shkruar qartë se nuk do të zhvillojnë ndeshje futbolli ndaj Rusisë.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori