BEKIM BALAJ

“Fillim i shkëlqyer për ne”
8 September, 2014 @10:52
Akteri kryesor i fitores historike të Shqipërisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për EURO 2016 ndaj Portugalisë, Bekim Balaj, ka folur për uefa.com pas ndeshjes.
Golashënuesi i vetëm i ndeshjes tha se një fitore në Portugali nuk është pritur nga askush, duke e quajtur këtë si një fillim të shkëlqyer në kualifikimet për EURO 2016.
“Një tre pikësh ndaj Portugalisë, që ndoshta nuk është pritur nga askush. Ne kemi ardhur në Portugali për të dhënë më të mirën nga vetja dhe mendoj që kemi bërë punë të shkëlqyer si skuadër. Tre pikë, është një fillim i shkëlqyer për ne,” tha Balaj.
Sulmuesi shkodran gjithashtu foli edhe për ndeshjet e radhës të Shqipërisë, duke theksuar shkurtimisht që në çdo ndeshje do të luajnë sikur kundër portugezëve.
“Do të luajmë sikur kundër Portugalisë në çdo ndeshje dhe do të japim gjithmonë maksimumin,” përfundoi Balaj.