Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET BEKIM SHOTANI

Fillimi i dobët pranveror, Drenica largon trajnerin

Bekim Shotani/ Foto: KFDrenica/fb

Fillimi i dobët pranveror, Drenica largon trajnerin


22 February, 2023 @22:35

Tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, tri humbje. Ky është bilansi i Drenicës që prej rifillimit të Superligës pas pushimit dimëror, ndërsa ky bilans ka mjaftuar që ekipi dhe trajneri Bekim Shotani të ndahen.

Menjëherë pas humbjes së sotme nga Gjilani, KF Drenica ka bërë të ditur se ka larguar nga posti i trajnerit Bekim Shotanin, që nisi edicionin 2022/23 me kuqezinjtë nga Skenderaji.

“Klubi ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani! Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për nderprerjën e bashkëpunimit. Falenderojmë trajnerin Bekim Shotani për punën dhe angazhimin e deri tanishëm, duke i uruar suksese në vazhdim!” - ka shkruar njoftimi i Drenicës sot.

Pesë fitore, pesë barazime dhe 11 humbje me sot është rrjedha e Drenicës në kampionat, ndërsa ekipi është i parafundit në renditje tabelare me vetëm dy pikë mbi Ferizajin që është i fundit në tabelë. Në xhiron e radhës Drenica është mysafire e Malishevës dhe pritet të shihet se kush do të drejtojë skuadrën në përballjen e radhës të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga