AUBAMEYANG

bundesliga.com
Fillon me hat-trick
10 August, 2013 @17:27
Skuadra e Jurgen Klopp, Borussia Dortmund, ka vazhduar me lojë të bukur edhe në stinorin e ri të Bundesligës. Në mysafirllëkun e sotshëm te Augsburgu, milionerët e Dormtundit kanë shënuar fitore të thellë 4-0.
Prej këtyre katër golave, tre i shënoi transferi i ri i nënkampionit europian, Pierre Emerick Aubameyang, duke startuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin e parë të tij në Bundesligë, pas aventurave në Francë me St Ettiene dhe në Itali me Milanin.
MEHMEDI FILLON ME HUMBJE
Në ndeshjet tjera të sotshme, Bayer Leverkusen ka mposhtur 3-1 Freiburgun, për të cilët që nga fillimi i ndeshjes u paraqit Admir Mehmedi në sulm. Mehmedi luajti deri në minutën e 76-të të ndeshjes kur u zëvendësua nga trajneri Christian Streich.
KRYEQYTETI I URRITUR
E rikthyera në elitë, Hertha, ka arritur fitore madhore ndaj Eintracht Frankfurtit duke i demoluar 6-1. Si duket malli i madh për Bundesligën ka pasur efekt edhe te futbollistët nga kryeqyteti të cilët sot nuk u ndalën së shënuari në fitoren e parë dhe të madhe të rikthimit në Bundesligë.
BUNDESLIGA, Sot
Bayer-Freiburg | 3-1 | ||
Hannover-Wolfsburg | 2-0 | ||
Hertha-Eintracht | 6-1 | ||
Hoffenheim-Nurnberg | 2-2 |