Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANKFURT

Kapllani e Roshi, arrijnë fitoren e parë

Edmond Kapllani duke tentuar të shënojë me gërshërë/bundesliga.de

Kapllani e Roshi, arrijnë fitoren e parë


10 August, 2013 @16:49

FSV Frankfurt ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit në Bundesliga 2. Skuadra ku me sukses paraqiten dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani dhe Odhise Roshi ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj kundërshtarit të tyre të sotshëm, Bochum. 

Sulmuesi Kapllani ka qenë pjesë e formacionit bazë të skuadrës së Frankfurtit, ndërsa atë e ka zëvendësuar Odhise Roshi nga minuta e 77-të e takimit. Fitorja e sotshme ka qenë e para për Frankfurtin në stinorin e ri, me ç‘rast kanë marrë edhe tre pikët e para të stinorit, pasi që në dy ndeshjet e para janë mposhtur. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga