DERBI

Barazim në hapje
9 August, 2013 @22:30
Paris St Germain ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Montpellier si mysafir, por jo edhe të fitojë ndeshjen derbi në xhiron e parë të stinorit. Sulmuesi mbi 60 milionësh, Edinson Cavani, ka debutuar prej minutës së 72-të të ndeshjes, por pa ndikim në rezultat përkundër se vendasit ishin me 10 futbollistë në fushë nga ajo minutë.
Ka qenë mesfushori Remy Cabella që ka dërguar në epërsi Montpellier-në në epërsi, ndërsa në pjesën e dytë pas asistimit të Zlatan Ibrahimovicit, ka shënuar mbrojtësi brazilian, Maxwell.
Dy skuadrat e fundit kampione të Francës, Montpellier dy stinorë më parë dhe PSG, në stinorin e fundit kanë ndarë pikët dhe me nga një pikë kanë shënuar pikët e para të Ligue 1 për stinorin 2013/14.