TRABZON

Foot 365
‘Kukësi mund të na befasojë’
9 August, 2013 @14:45
Në një bisedë menjëherë pas shortit për Europa League të drejtorit gjeneral të Trabzonsporit për kanalin NTV, në lidhje me ndeshjen e Europa League Trabzonspor-Kukësi, ai ka thënë se shqiptarët mund të na befasojnë.
“Kukësi është një kuti e mbyllur për ne. Ne e dijmë se ata mund të na befasojnë. Mirëpo, ne do të përgatitemi njejtë sikurse për çdo kundërshtar tjetër që do të na dilte nga shorti, pasi që qëllimi ynë është që të kalojmë në fazën grupore të Europa League,” ka thënë drejtori gjeneral i Trabzonsporit, Unal Karaman për NTV-në.
Dy ish futbollistët e Chelseat, Jose Bosingwa dhe Florent Malouda, janë transferet më të reja të skuadrës turke për këtë stinor. Vlera e skuadrës nga verilindja e Turqisë kalon 60 milionë euro, ndërsa kukësianët modest kushtojnë 2.5 milionë.
Ndeshja e parë ndërmjet Trabzonsporit dhe Kukësit luhet në Trabzon në stadiumin Avni Aker më 22 gusht, derisa ajo e kthimit një javë më vonë në Qemal Stafa të Tiranës, nëse UEFA-ja pranon terrenin e kryeqytetit shqiptar.