HIDHET SHORTI
Finalja e shkuar, në çerekfinale
20 March, 2015 @12:01
Në zyret e UEFA-së sot është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar çiftet çerekfinale.
Paris St Germain FRA - Barcelona SPA
Atletico Madrid SPA - Real Madrid SPA
Porto POR - Bayern Munchen GjER
Juventus ITA - Monaco FRA
Dy përballjet më interesante priten të jenë, finalja e kaluar e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid - Real Madrid, si dhe Paris St Germain - Barcelona, duke ditur se këto dy skuadrat kanë pasur një përballje tejet joshëse më parë.
Real Madrid fitoi stinorin e kaluar trofeun e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur rivalin lokal Atletico pas vazhdimeve.
Barcelona dhe Paris St Germain kanë qenë në një grup kualifikues të Ligës së Kampionëve këtë stinor. Parisienët kishin fituar 3-2 në Parc des Princes derisa u mposhtën 3-1 në Camp Nou. Gjithashtu, këto dy skuadra u takuan edhe në çerekfinalen 2012/13 ku Barcelona shkoi përpara në saje të golave të shënuara si mysafir, pasi që rezultati i përgjithshëm kishte qenë 3-3.
Bayerni nuk pritet të ketë probleme me Porton sikurse edhe Juventusi me Monacon.