Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 3-3 DRENICA

Firmino shpëton Llapin nga humbja

Firmino shpëton Llapin nga humbja


10 March, 2022 @15:42

Pas katër fitoreve radhazi në shtëpi, Llapi është ndalur në Zahir Pajaziti nga Drenica befasuese.

Futbollistët e ekipit të drejtuar nga Tahir Batatina është dashur që të presin brazilianin Alef Firmino, për të shpëtuar nga humbja krejt në fund të ndeshjes, në kohën shtesë, derisa përkundër epërsisë që kishin në fillim të duelit 1-0, në fund është dashur të luftojnë për barazim, pas përmbysjes 2-3 të drenicakëve për përfundimtaren 3-3 [Bianor Neto 3, Ilir Krasniqi 69, Alef Firmino 90+2 - Ardit Peposhi 10ag., Kreshnik Uka 58, 77].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ekipi i Tahir Lushtakut në anën tjetër ka qenë cinik në sulm. Secilin rast të paraqitur e kanë shndërruar në gol, derisa sulmuesi i skuadrës Kreshnik Uka ka vazhduar formën e tij të mirë, duke shënuar edhe dy herë sot në pjesë të dytë për të siguruar për pak edhe fitoren e skuadrës.

Gjithsesi pikë shumë më e rëndësishme për Drenicën, që tashmë duket të jetë e qetë në Superligë, karshi Llapit që shpresonte në fitore për ngritje drejt pozitës së tretë të tabelës.

Drenica pret Malishevën në xhiron e radhës, ndërsa Llapi udhëton në derbi, ndaj Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga