ULPIANA - VITIA

Fiton derbin, Ulpiana ngrit distancën në krye
28 March, 2021 @20:08
Në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Ulpiana e mposhti Vitinë me rezultt 3-2.
Golat për Ulpianën erdhën nga Trimror Selimi, Egzon Qerimi dhe Ardi Shala.
Kjo ndeshje është shtyrë dy herë para se të luhet sot, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.
Ulpiana tani ka 6 pikë më shumë se sa Flamurtari në pozitën e dytë, kurse Vitia gjendet në pozitën e tretë me po aq pikë dallimi nga liderja Ulpiana.
Në xhiron tjetër do të luhet derbi në mes të Flamurtarit dhe Ulpianës, kurse Vitia e pret Dardanën.