ARBËRIA - LLAPI
Fitore e madhe e Arbërisë, ende në luftë për shpëtim!
16 May, 2021 @17:06
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot mes Arbërisë dhe Llapit në Podujevë.
Në fund, takimit me plot 5 gola të shënuara, iu gëzua skuadra nga Dobraja, e cila ndeshjen e mbylli me fitore 3-2 (Almir Kryeziu 42’, Ilir Krasniqi (AG) 49’, Marclei Santos 65’ / Kastriot Selmani 12’, Muhamet Hyseni 46’).
Gjatë ndeshjes, Llapi ishte në epërsi dy herë, 0-1 dhe 1-2, por vendasit barazuan dy herë dhe kur shënuan herën e tretë, shënuan për epërsinë 3-2, të cilën e ruajtën deri në fund dhe takimin e mbyllën me fitore.
Si shumë herë gjatë këtij sezoni, edhe sot heroi i Arbërisë ishte Marclei Santos, i cili e shënoi golin e fitores.
Në xhiron e fundit të kampionatit, Arbërinë e pret punë e vështirë në udhëtim te Drita, kurse Llapi luan në shtëpi ndaj Feroniklit.
Ndonëse situata e Llapit është më e mirë se e Arbërisë, matematikisht qëndrimin në elitë Llapi nuk e ka siguruar ende, prandaj i duhet të luftojë edhe në xhiron e fundit.