LLAPI - FERIZAJ

Fitore e madhe e Ferizajit, mposhtë Llapin në Podujevë
6 November, 2022 @15:01
Për herë të dytë këtë sezon, Ferizaj ka arritur ta mposhtë skuadrën e Llapit.
Mysafirët takimin e sotëm e fituan me rezultat 1-2 (Bianor Neto 74’ / Dardan Qerkini 28’, Betim Haxhimusa 49’).
Falë golit të Dardan Qerkinit, Ferizaji e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 0-1.
Betim Haxhimusa ishte ai që shënoi për 0-2 të Ferizajit në minutën e 49’, ndërsa e tëra çfarë bëri Llapi ishte një gol përmes Bianor Netos në minutën e 74’, por jo më shumë për ta shmangur humbjen.
Xhiron që vjen, Llapi i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Ferizaj e pret Trepçën ‘89.