Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACIA - SKOCIA

Fitore e madhe nga Kroacia për të siguruar raundin e ardhshëm

Fitore e madhe nga Kroacia për të siguruar raundin e ardhshëm


22 June, 2021 @22:52

Kroacia e gjeti rrugën e fitores në kohën më të duhur.

Pas humbjes ndaj Anglisë dhe barazimit ndaj Republikës Çeke, kroatët u këndellën me ndeshjen përballë Skocisë, të cilën e mposhtën me rezultat 3-1.

Ky rezultat në fund doli të jetë i mjaftueshëm që Kroacia të kualifikohet në 1/16 të finales, duke e përfunduar grupin nga pozitat e dytë, me pikë të njëjta sikurse Çekia.

Goli i parë erdhi nga mesfushori Nikola Vlasic në minutën 17’, derisa rezultatin e barazoi Callum McGregor (42’) pak minuta para fundit të pjesë së parë.

Në pjesën e dytë në skenë doli Luka Modric, i cili me një gol dhe një asist e vulosi fatin e ndeshjes.

Modric së pari shënoi në minutën 62’, ndërsa më pas në minutën 77’ asistoi për golin e Ivan Perisic.

GRUPET EURO 2020


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani