Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX 1-3 RAHOVECI

Fitore e madhe për Rahovecin, i ikën fundit

Fotot: KFPhoenix/fb/ WestProd./ Istog/ (Pamjet nga ndeshja Phoenix-Rahoveci)

Fitore e madhe për Rahovecin, i ikën fundit


20 February, 2022 @19:32

Një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme në start të pjesës pranverore të stinorit për Rahovecin, pasi që ka mposhtur Phoenixin e Banjës (ish-Onix)  me rezultat bindës dhe atë si mysafir 1-3 [Musa Kambi 56 - Edon Zeqiri 32p., 75, Haxhi Sada 70].

Vreshtarët morrën epërsinë në ndeshje me golin e Edon Zeqirit në pjesë të parë nga penalltia, ndërsa vendasit barazuan përmes Musa Kambit në 1-1, që doli më i gjindshmi pas një korneri.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Mirëpo, në 20 minutat e fundit të ndeshjes, saktësisht brenda pesë minutave ndodhi kthesa e madhe për mysafirët. Së pari Haxhi Sada (70) shënoi për avantazh, me kokë pas kornerit, ndërsa shpejt Edon Zeqiri kompletoi çiften e tij në ndeshje për t’ia dhënë fitoren ekipit të Senad Alirifës. Goli i Zeqirit erdhi pas një gabimi në dalje të Phoenixit, që u shndërrua në sulm të vreshtarëve, e aty më së miri u gjind Zeqiri që vulosi fitoren.

Në fund, fitorja 1-3 e Rahovecit bën që ata të largohen nga dyshja e fundit në renditje, pasi që kjo ka qenë fitorja e katërt e tyre e stinorit dhe ka ardhur në moment kyq, për t’i dhënë shpresë ekipit për vazhdimin e pranverës me aspirata të mbijetesës në Ligë të Parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë