Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 2-0 VELLAZNIMI

Fitore e Rahovecit për ngritje, Vëllaznimi pëson

Fitore e Rahovecit për ngritje, Vëllaznimi pëson


11 March, 2022 @15:05

Me dy gola të shënuara në pjesë të parë të ndeshjes, Rahoveci ka arritur të shënojë fitoren e pestë sezonale në Ligë të Parë Grupi A dhe kështu ka dalë nga pozita e parafundit e renditjes tabelare.

Vreshtarët, që luajtën si nikoqir sot në Liman Gegaj të Malishevës, kanë shënuar fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, për të cilët ka qenë humbja e parë nën drejtimin e trajnerit të ardhur në janar, Genc Tamniku.

TABELA AKTUALE

Goli i parë i vendasve sot, erdhi shpejt, pasi që asistimi i Edon Zeqirit gjeti Liman Morinën për epërsi 1-0 (3’), ndërsa 20-minuta më vonë golashënuesi i golit të parë, asistoi te Hamid Mullaabazi për 2-0 që doli të jetë përfundimtare, Rahoveci 2-0 Vëllaznimi [Liman Morina 3, Hamid Mullaabazi 23].

Në mungesë të Senad Alirifës për shkak të suspendimit, në bankë të Rahovecit ka qëndruar sot trajneri Myrtezan Dula.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë